Eurodeputetët thirrje 5 vendeve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës

Eurodeputetët thirrje 5 vendeve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës

Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë i kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon.

Deputeti austriak Thomas Waitz u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme.

“Kosova është shtet i pavarur prej më shumë se 10 vitesh. Refuzimi juaj për të njohur bazohet vetëm në çështjet e brendshme. Kështu që unë ju bëj qartë thirrje që të mos e mbani bllokimin tuaj, ju vetëm po e inkurajoni Serbinë dhe rrjedhën e saj të konfliktit. Dhe nëse kjo nuk është ajo që dëshironi, më në fund njiheni Kosovën si shtet të pavarur që është”, deklaroi ai.

Deputeti spanjoll me prejardhje nga Katalonia, Carles Puigdemont, deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën jo për arsye që lidhen me vet shtetin kosovar por për shkak të Katalonisë. Sipas tij, më e vështirë do të bëhet kur Spanja të marr drejtimin e Këshillit të BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button