Euroliga, Barcelona barazon shifrat me Zenitin

Skuadra e Barcelonës barazoi rezultatin në 1-1 në përballjen me Zenitin, në kuadër të garave të plej offit në Euroligën e basketbollit evropian. Barcelona kishte nevojë për kohën shtesë, që të shënojë fitore me rezultat 81-78, pasi që sfida e tyre në kohën e rregullt, u mbyll me rezultat 66-66. Tani dy sfidat e radhës do të zhvillohen në terrenin e skuadrës ruse të Zenitit. Ndërkohë skuadra tjetër ruse, CSKA Moskë, nuk kishte vështirësi me Fenerbahçen dhe mundi skuadrën turke me rezultat 78-67, duke siguruar fitoren e dytë. Në përballjet e tjera të çerekfinales, Anadollu Efes dhe Armani Milano, kanë epërsi 2-0 ndaj Real Madridit dhe Bajern Munihut.

LEXO EDHE:

Back to top button