Euroliga, Zeniti humb dy ndeshje me 0-20!

“Euroliga” i respektoi deri në fund rregullat dhe solli vendim që skuadra e Zenitit me rezultat zyrtar 0-20 të humbas përballjet e pazhvilluara me Baskoninë dhe Valencian. Skuadra ruse paraqiti 8 basketbollist të prekur me “Covid 19” dhe nuk ishte në mundësi që të kompletoj ekipin me së paku 8 basketbollist, duke mos udhëtuar që të zhvillojë sfidat e javës së 3-të dhe të 4-të të Euroligës.

Vendimi u morr në koordinim me protokollet e Euroligës, sipas së cilës nëse një ekip nuk është në mundësi që të ketë në ekip së paku 8 basketbollist, për shkak të problemeve me “Covid 19”, do të humbas ndeshjet me rezultat 0-20.

Përpos Zenitit edhe skuadra e Himkit ka probleme me basketbollistët pozitiv, ndërsa skuadra e ASVELL-it ka konfirmuar 2 raste me “Covid 19”.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button