Evertoni vështirëson edhe më tej punën e Hoze Murinjos

Skuadra e Evertonit ka fituar 5-4 ndaj Totenhamit dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Anglisë, pas 120 minutave lojë. Spurs kanë kaluar në avantazh pas 3 minutash me Sançez, por vendasit kanë arritur të përmbysin gjithçka në harkun e shtatë minutave me Kalvert-Levin (36′), Riçarlison (38′) dhe Sigurdson (43, pen), para se Lamela të ngushtonte diferencat ne 3-2 në fundin e pjesës së parë.

Sançez ka qenë përsëri protagonist në minutën e 57-të, duke barazuar takimin, por “Toffees” janë kthyer në avantazh me golin e dytë personal të Riçarlison. Kur mendohej se skuadra e Ançelotti-t e kishte siguruar kualifikimin, Spurs kanë barazuar me Kejnin, në minutën e 83-të.

Beteja e Goodison Park është vendosur në kohën shtesë nga një gol i Bernardit, në minutën e 97-të.

LEXO EDHE:

Back to top button