Evertoni nuk firmos me Brojën, preferon sulmuesin e Monakos

Evertoni po planifikon të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë dhe gjuetia e tyre është duke ecur mirë, me yllin e Monakos, Mika Bieret, një nga emrat në listën e tyre të ngushtë.
Trajneri Dejvid Mojs mund të humbasë dy nga qendërsulmuesit e tij këtë verë, me kontratën e Dominik Klajvert-Levin që skadon në fund të qershorit dhe sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja pritet të kthehet te Çellsi sapo të përfundojë huazimi.
“TEAMtalk” zbuloi se Everton është i interesuar për yllin e Monakos, Biereth dhe ka dërguar skautë për ta parë atë në shumë raste këtë sezon.