Familja mbretërore shqiptare prezanton Princeshën Geraldinë për Krishtlindje

Familja Mbretërore Shqiptare shfrytëzon festat e fundvitit për të prezantuar me publikun Princeshën Geraldinë, e ardhur në jetë vetëm pak javë më parë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Elia Zaharia ka uruar Krishtlindjen në emër të familjes, ndërsa nuk kanë munguar reagimet dhe urimet e qytetarëve dhe personazheve të njohur për vogëlushen.

“Të dashur miq e dashamirës,Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!Nga zemra, Ne të tre…“, shkruan Elia Zaharia në postimin e saj.

Princesha Geraldinë erdhi në jetë më 30 tetor në Spitalin që mban emrin e stërgjyshes së saj, “Mbretëresha Geraldinë”.

LEXO EDHE:

Back to top button