Fanella me autograf të Ronaldos, për forcat e armatosura të Ukrainës

Një djalë 14-vjeçar ukrainas, ka vendosur të nxjerrë në ankand fanellën me autograf të Kristiano Ronaldos, të veshur nga futbollisti gjatë një ndeshjeje mes Portugalisë dhe Ukrainës, e vlefshme për kualifikimin në Euro 2020.

Fanella u shit për rreth 2.200 euro dhe të ardhurat do t’i dhurohen forcave të mbrojtjes ukrainase që luftojnë me ushtrinë ruse në rajonin Kiscarpatia, në perëndim të Ukrainës.

Fanella u ble nga një shtetas amerikan. Lajmin e dha Qendra Koordinuese “Save Ukraine Now” përmes faqeve të saj sociale, e cila ka qenë aktiv për disa kohë në mbledhjen e fondeve, për të ofruar pajisje dhe nevoja themelore për forcat e armatosura të Ukrainës, të dislokuara gjatë gjithë frontit të luftës.

Në fund të ankandit, vet Kristiano Ronaldo dërgoi një mesazh shprese.

“Shpresoj që uniforma ime të ndihmojë të rinjtë të kenë një të ardhme më të mirë. Lutem për paqe”, tha Ronaldo.

 

LEXO EDHE:

Back to top button