Fansat nuk e lënë rehat as kolegun e ri të Selena Gomez, mendojnë se e ka të dashur

Selena Gomez po xhiron një serial për “Hulu”, “Only Murders in the Building”, së bashku me Aaron Dominguez. Pikërisht ky projekt i ri u bë shkak që në rrjet të qarkullonin fjalë se dyshja janë të lidhur bashkë dhe që Aaron të merrte një lum kërcënimesh nga fansat e Selena-s.

Dominguez ka publikuar në Instagramin e tij një nga mesazhet që ka marrë nga një fans i Selenës, i cili i shkruan se ai është i shëmtuar dhe se duhet të heqë dorë sa më parë nga artistja, sepse ajo meriton dikë më të mirë. Megjithatë Aaron Dominguez i ka kaluar me shumë sportivitet këto mesazhe, duke treguar se ka qeshur shumë me to.

Gjithashtu ai ripublikoi postimin e dikujt, që shkruante: “Selena realisht kaloi nga Justin Bieber tek Aaron Dominguez”. Mirëpo edhe këtë postim aktori e shoqëroi me disa emoji duke qeshur me lot e përkrah shkroi: “Këta fëmijë nuk heqin dorë”, duke ju referuar fansave të Selenas-s.

Këto komente erdhën pak ditë pasi Gomez dhe Dominguez u fotografuan teksa xhironin një nga skenat e serialit. Ata të dy kanë thjesht raport miqësor dhe asgjë më tepër, siç mendojnë fansat e artistes. Madje ata kanë treguar se kanë krijuar shoqëri përtej ekranit, pasi në fillim të kësaj jave morën pjesë të dy në një video live në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button