Farat e kungullit, rojet e zemrës dhe prostatës

Farat e kungullit janë medicinale dhe rekomandohen më shpesh si një ilaç efektiv dhe i padëmshëm kundër krimbave shirit te fëmijët. Ato mund të merren nga fëmijët e moshës dy ose tre vjeç, nënat që ushqejnë me gji, të moshuarit, si dhe ata me sëmundje të mëlçisë.

Farat lehtësojnë problemet e pacientëve me prostatë dhe këshillohet të hahen çdo ditë. Përmbajnë substancën cucurbitacin, e cila ndihmon te prostata e zmadhuar dhe mund të parandalojë shndërrimin e testosteronit në një formë shumë më të fortë të këtij hormoni, dihidro-testosteroni, i cili shoqërohet me zgjerimin beninj të prostatës.

Farat e kungullit përmbajnë acidin yndyror omega-3, i cili është një mbrojtës i njohur i zemrës, por edhe i humorit të mirë. Gjithashtu përmbajnë proteina cilësore, në 100 gram ka rreth 54 për qind të dozës së rekomanduar ditore.

Një grusht fara përmbajnë më shumë proteina se sa gjendet në një biftek me madhësi mesatare. Për më tepër, ato janë një burim i shkëlqyeshëm i aminoacideve triptofan dhe glutamat të cilat ndihmojnë në uljen e ankthit dhe nervozizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button