Fauci largohet nga Shtëpia e Bardhë

Fauci largohet nga Shtëpia e Bardhë

Dr. Anthony Fauci do të largohet nga posti i drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe ai i këshilltarit kryesor të Presidentit Joe Biden për luftën kundër pandemisë, në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e gati katër dekadave si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA.

“Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitujt e tjerë të karrierës sime”, tha Fauci.

81 vjeçari Fauci ka shërbyer për 38 vjet në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive duke filluar në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan, një rol në të cilin ai ndihmoi në udhëheqjen e reagimit të SHBA ndaj epidemisë së HIV/AIDS, si dhe virusit të Nilit Perëndimor, sulmeve të antraksit, gripit pandemik, kërcënime të ndryshme të gripit të shpendëve, Ebola dhe Zika.

Ai u bë një nga fytyrat më publike të përgjigjes federale ndaj pandemisë Covid-19 në 2020.

Biden vlerësoi punën e Fauci në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij të palëkundur ndaj punës, si dhe shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor.

LEXO EDHE:

Back to top button