FC Shkupi firmos sulmuesin më të kërkuar në vend

Skuadra e FC Shkupit, zyrtarizoi marrëveshjen me ish sulmuesin e Vardarit, Matej Cvetanovskin. Ky i fundit ishte mjaft i kërkuar në merkaton e janarit, ndërsa sot firmosi kontratën 2 vjeçare më skuadrën nga Çairi.

“Jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e një klubi që ka histori të pasur si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas meje ofertën që ma dhanë Shkupi ishte më e mira për karrierën time futbollistike. Shpresoj të fitojmë titullin, jam këtu për ta ndihmuar ekipin,” ka thënë mes tjerash Matej Cvetanovski.

Në gjysmësezonin aktual dhe në 16 paraqitje, Matej Cvetanovski ka regjistruar 6 gola dhe 5 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button