FC Shkupi, fiton bindshëm dhe merr kreun

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën skuadra e FC Shkupit shënoi fitore më bindëse, duke mundur Borcein me 3-0. Në sfidën e parë , pas një viti mungesë për shkak të rikonstruimit të stadiumit, FC SHkupi arkëtoi 3 pikë falë golave të realizuar nga Cvetanovski dhe 2 golave nga Adetunjit.

Kampioni aktual, Shkëndija me 2-0, në transfertë, mundi skuadrën e Skopjes, falë realizimit nga Nafiu dhe Krivak.

Me rezultat të njëjtë, 2-0, skuadra e Rabotniçkit mundi Makedonija Gjorçe Petrovin. Stojkovski dhe Stankovski, shënuan golat për skuadrën mysafire.

Dy gola u shënuan edhe në Shtip, ku Bregallnica mundi Tikveshin. Ndërkohë skuadra e Renovës arkëtoi 3 pikë falë realizimit të saktë nga penaltia të Selmanit. Me këtë disfatë të skuadrës Struga Trim Lum në Tetovë, pas javëve në elitën e futbollit elitare, nuk ka asnjë skuadër pa disfatë. Ndërkohë nuk kishte gola në përballjen në mes Pelisterit dhe Akademia Pandevit.

 

Liga e Parë – Java 7

 

FC Shkupi 3-0 Boreci

Skopje 0-2 Shkëndija

Makedonija Gj.P. 0-2 Rabotniçki

Bregallnica 2-0 Tikveshi

Renova 1-0 Struga Trim Lum

Pelisteri 0-0 Akad. Pandev

LEXO EDHE:

Back to top button