FC Shkupi, të shtunën do të “debutojë” në Ligën e Parë

Ndryshe nga java e parë, në të cilin u zhvilluan vetëm 3 ndeshje, në javën e dytë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të zhvillohet 5 ndeshje. Pavarësisht nga rezultati i garave evropiane të Shkupit dhe Shkëndijës, këtë fundjavë këto dy skuadra do të debutojnë në kampionatin vendor.

Kampioni aktual, FC Shkupi do të hap sezonin me përballjen gjatë ditës së shtunë dhe në orën 17.00, do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Një ditë më vonë, do të takohen: Rabotniçki – Akademia Pandev, Pobeda – Tikveshi, Shkendija – Sileksi dhe Bregallnica- Struga Trim Lum. Skuadra e Skopjes është e lirë. Fundjavën e ardhshme nisin ndeshjet edhe në Ligën e Dytë Unike.

LEXO EDHE:

Back to top button