FC Shkupi shpjegon përse shkarkoi Muharem Bajramin

Skuadra e FC Shkupi ka dalë me komunikatë, ku mes tjerash tregon arsyet se pse janë ndarë me trajnerin Muharrem Bajrami. Ja edhe komunikata e plotë…

“Ne si FC Shkupi jemi klub profesional me nivele dhe standarde të ngritura të punës brenda klubit. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim deri sa klubi ynë̈ të bëhet klub me të gjitha standardet evropiane!

Shkarkimi Mukit nuk vjen brenda natës, ky nuk është stili ynë i punës! Ne në fillim të sezonit kemi bë bashkërisht planin për sezonin e ri dhe ambiciet tona për këtë sezon nuk i kemi mbajtur fshehtas, synojmë kreun e tabelës!

Muki është legjenda jonë, kishte kërkuar shansin që të udhëheq me klubin, ja kemi lejuar, por kemi kërkuar nga Muki që afër vetës të bën një staf me profesionistë të mëdhej, gjë që nuk e realizoi e që ne e kemi kërkuar vazhdimisht!

Duke i marrë parasysh ndeshjet dhe sistemet e lojës, kemi kërkuar prej tij futboll ofensiv dhe jo futboll defansiv.

Humbja me Vardarin dhe humbja me Strugën nuk janë arsyet e vetme, por gjithçka rreth organizmit të lojës deri në këtë gjiro të 7-të.

Ne si klub me kësi lloj loje nuk shohim që do të jemi konkurrent për kreun e tabelës deri në fund të sezonit. Shkupi është ekip me presion, sepse këtu FITORJA nuk është SYNIM por OBLIGIM!

Faleminderit

FC SHKUPI

LEXO EDHE:

Back to top button