Federata e basketbollit vet e organizon Kupën

Pas pauzës njëvjeçare për shkak të pandemisë “Covid 19”, turneu përfundimtar i Kupës së Maqedonisë në basketboll, do të zhvillohet në periudhën prej 14 deri më 16 maj, në palestrën sportive “Kale”. Ky event organizohet nga Federata e Basketbolit të Maqedonisë, pasi që asnjë klub ose subjekt i biznesit nuk ishte i gatshëm që të paguajë 500 mijë denarë për të organizuar këtë event sportiv. Ndryshe ky do të jetë edicioni i parë i turneut që mban emrin e legjendës së basketbollit vendor, Bllagoja Georgievski-Bushtur, dhe në të cilin do të marrin pjesë 8 ekipet më të mira në fund të kampionatit vendor. Skuadra e Rabotniçkit do të mbrojë titullin, pasi që triumfoi dy vite më parë në Gjevgjeli, duke mundur Blokotehnën në finale.

LEXO EDHE:

Back to top button