Federiko Kieza rikthehet në Seria A, kërkohet nga Interi
Federiko Kieza pritet të rikthehet në Serie A në janar. Sulmuesi që u transferua te Liverpulli kërkohet nga Inter. “Zikaltërit” po punojnë me Liverpullin për ta marrë 27-vjeçarin në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni.
Kieza ka zhgënjyer me “The Reds”, teksa ka luajtur vetëm 3 ndeshje (1 në Premier Ligë). Për pasojë, largimi dukte i pashmangshëm. Sipas “Mirror”, Interi dhe Liverpulli janë në bisedime për sulmuesin italian, me “The Reds” që kërkojnë ta shesin Kieza-n verën e ardhshme.
Ardhja e Kieza-s duket se është një kërkesë e trajnerit Inzagi, që kërkon një lojtar të aftë në lojën nga krahët dhe që e njeh mirë Serie A.