Zhoao Feliks, me një deklaratë mbyll dyert Mançester Sitit

Zhoao Feliks është njëri nga objektivat e Man. Sitit për repartin ofensivë për edicionin e ardhshëm. Sulmuesi portugez pëlqehet shumë nga trajneri i Sitit, Pep Guardiola që ka kërkuar transferimin e tij në “Etihad Stadium”.

Por transferimi i Feliksit te kampioni në fuqi i Anglisë nuk do të jetë aspak i lehtë, për faktin se Atletiko Madrid është një skuadër shumë e vështirë për t’i blerë futbollistë.

Sulmuesi 22-vjeçar ka pasur një sezon të mirë, ku në 34 ndeshje zyrtare shënoi 10 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë.

“Jam mirë tek Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes. Jam i vetëdijshëm për atë që mund të bëj dhe për këtë arsye jam i qetë edhe me veten time”, u shpreh talenti portugez.

Felix ka kontratë afatgjate me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2026 me skuadrën spanjolle që tri vite më parë pagoi 127 milionë euro për transferimin e tij nga Benfika.

LEXO EDHE:

Back to top button