Feliks niset drejt Londrës për vizitat mjekësore te Çellsi

Ditë më parë u raportua se Çellsi kishte arritur një marrëveshje verbale me yllin portugez të Atletiko Madridit,  Zhoao Feliks. Marrëveshja që skuadra angleze po përpiqej të realizonte ishte një huazim deri në fund të sezonit për shifrat e 11 milionë eurove, tashmë, e gjitha ka mbaruar.

Pas marrëveshjes verbale mes palëve, ka ardhur edhe konfirmimi për këtë huazim, Çellsi do të paguaj Atletiko Madridit 11 milionë euro dhe gjithashtu do të mbulojë pagën e Feliksit në total. Para se të niset për në Londër, Feliks do të rinovojë kontratën e tij me klubin spanjoll deri në vitin 2027.

Talenti luzitan duhet kryejë vizitat mjekësore dhe të vendosë firmën e tij mbi letrën e bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button