Feniksi dhe L.A. Klipers, barazojnë shifrat në 2-2

Feniks Sans ka barazuar rezultatin në 2-2 sa I përket fitoreve në përballjet e “Play Off”-it kundër kampionit aktual, Los Anxhelos Lejkers, duke shënuan fitore 100-92, në sfidën e zhvilluar në Los Anxhelos. Mysafirët nga Feniksi ishin në epërsi gjatë tërë takimit, ndërsa në çerekun e tretë skuadra mysafire krijoi epërsinë vendimtare, duke e mbyllur me rezultat 27-15.

Kris Poll ishte më efikas te mysafirët me 18 pikë, ndërsa Lebron Xhejms shënoi 25 pikë.  Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 2 qershor në Feniks.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Los Angeles Klipers, në transfertë ndaj Dallas Maveriks. Ekipi nga Kalifornia ishte e pamëshirshme duke marrë fitore të thellë me rezultat 81:106 në “American Arlines Arena”. Kavhi Leonard me 29 pikë ishte më efikas te skuadra e Los Anxhelos, ndërsa te vendasit u dallua Donçiç me 19 pikë. Ndeshja e pestë zhvillohet në “Staples Center” të Los Anxhelosit.

LEXO EDHE:

Back to top button