Ferhan Hasani do të vazhdojë karrierën në Shqipëri

Ferhan Hasani për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Superligën e Shqipërisë dhe lajmet e fundit thonë se ish kapiteni i Shkëndijës, ka pranuar ofertën e Partizanit. Mesfushori tetovar thuhet të ketë pranuar kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës shqiptare, që këtë vit pretendojnë të rikthejnë trofeun e kampionit në vitrinat e tyre. Burimi i afërt pranë “infOSport.mk” zbulon se Hasani me Partizanin ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, me një pagë të frikshme për kushtet e Superligës shqiptare.

 

 

Hasani te  Partizani do të luaj bashkë me Stenio Zhunior, me të cilin kishin luajtur edhe te Shkëndija, ndërsa gjithashtu do të gjejë edhe dyshen e shqiptarëve nga Maqedonia, Egzon Belica dhe Jasir Asani. Pas 15 xhirove të para, Partizani me 26 pikë renditet në pozitën e dytë në Superligën shqiptare, duke ndjekur Vllazninë e Mevlan Adilit dhe Demir Imerit, që me 35 pikë kryeson renditjen.

LEXO EDHE:

Back to top button