Fernandes: Ronaldo më tha se preku topin në golin e parë

Bruno Fernandes, autori i dy golave që lejuan Portugalinë të fitojë ndaj Uruguait, theksoi se Ronaldo i kishte komunikuar që e kishte prekur topin te goli i parë. Duke folur për mediet, mesfushori i Mançester Junajtedit e mendon të njëjtën gjë.

“Ronaldo më tha se ai preku topin në golin e parë dhe kështu më dukej edhe mua, por e rëndësishme është se suksesi i ekipit ka ardhur. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, duam të fitojmë edhe tjetrën. Shënimi i golave është gjithmonë i rëndësishëm dhe të jep besim, por të shënosh me kombëtaren, ka shije tjetër, nuk ka dallimi mes miqësoreve dhe ndeshjeve zyrtare, por unë jam ende i lumtur që kam shënuar në Kupën e Botës”- deklaroi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button