Ferrari bën presion për rinovimin e kontratës me Mik Shumaherin

Duhej vetëm pak kohë që Mik Shumaher të zhbllokohej dhe të korrte pikët e para në Formula 1. Dhe, pasi e realizoi për herë të parë këtë gjë në “Silverstoun”, ai arriti të përsëritet një javë më pas në Austri.

Te Ferrari, që kanë në pronësi pilotin e ri gjerman, bëjnë presion te “Haas”, skuadër me të cilin garon aktualisht Mik Shumaher, që t’i rinovojnë kontratën. Ajo aktuale, skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas kontratës që kanë “Haas” dhe “Ferrari”, kjo e fundit e sponsorizon me motorin e saj, ndërsa makina amerikane ka për detyrin të aktivizojë në pistë një nga pilotët e Akademisë së makinës italiane. Më saktësisht, Mik Shumaherin.

“Te Ferrari kërkojnë të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës, ndërsa ne po presim pushimet verore për ta bërë këtë gjë. Për momentin gjërat po funksionojnë dhe besojmë se Mik ka ende potencial. Ka një mbiemër të madh, që ka bërë historinë e sportit tonë, që mund të kthehet edhe në ngërç. Ndaj, të shohim”, tha Gunter Steiner, shefi i “Haas”.

LEXO EDHE:

Back to top button