“Ferrari dhe Mercedes, janë larg nga Red Bulli”

“Do të jetë vërtet e vështirë për Ferrari dhe Mercedes që t’i afrohen mjaftueshëm Red Bull vitin tjetër”. I këtij mendimi është ish-piloti gjerman Nico Rosberg, kampion bote me makinën gjermane në vitin 2016. Rosberg mendon se Red Bull mund të nisë një cikël të ri fitues, që do ta shohë dominues në pistë, siç bëri Mercedes.

“Kanë makinën, dinë si ta zhvillojnë më tej atë përgjatë sezonit. Kanë një motor të besueshëm, kanë pilotin më të mirë, ose ndër më të mirët në pistë. Dinë të jenë të saktë në strategjinë e garës dhe duket se gjithçka është e përkryer”, u shpreh më tej Rosberg për “Sky Sports”.

 

“Për këtë arsye, mendoj se Ferrari dhe Mercedes do të vuajnë shumë për të mposhtur Red Bull vitin tjetër. Max Verstappen e Red Bull po përjetojnë një moment magjik. Mercedes duhet të punojë më shumë në gjetjen e shpejtësisë në pjesën e drejtë, një ngërç i madh. Për momentin e shoh të vështirë sfidën me Red Bull”, tha Rosberg.

LEXO EDHE:

Back to top button