Ferrari dhe Mercedes projektojnë shkëmbimin e pilotëve?!

Nga Arabia Saudite, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e dytë sezonale e botërorit të Formula 1, qarkullojnë zëra se “Ferrari” e “Mercedes” mund të jenë protagonistë. Jo në pistë por në merkato.

Po përflitet për mundësinë e shkëmbimit të pilotëve, me Sharll Leklerk që do të kalojë nga “Ferrari” te “Mercedes’-i, ndërsa Lusi Hamilton do të udhëtojë në drejtimin e kundërt.

Këto zëra lidhen me faktin se kontrata e pilotëve skadon në fund të këtij sezoni dhe të dy janë të pakënaqur me makinën që kanë në dispozicion.

Leklerk u tërhoq në garën e parë, ndërsa Hamilton doli i pesti, pa patur mundësi të duelojë për podiumin. Për momentin këto janë thjesht zëra dhe asgjë nuk duket e vërtetë, por “ku ka zë nuk është pa gjë”.

LEXO EDHE:

Back to top button