Ferrari me dy modifikime të reja, Sainz do të penalizohet

Formula 1 ka arritur te dy garat e fundit të sezonit, dhe Ferrari duket se do të provojë edhe diçka të fundit. Sipas disa raportimeve, Karlos Sainz pritet të futet në penallti për modifikime në motorin e bolidit, për garën e Brazilit.

Këto raportime bazohen edhe në fjalët e shefit të Ferrari, Matia Binotto, i cili ka konfirmuar planet për përmirësime.

“Ne do të shfrytëzojmë dy javët pushim për t’u përgatitur për dy garat e fundit. Me shumë gjasë do të ndryshojmë motorin e Carlos Sainz,” ka thënë Binoto.

Mbetet të shihet nëse Ferrari do të bëjë mjaftueshëm për të rikthyer avantazhin ndaj Mercedesit dhe pse jo për të kapur “Red Bull” për dy garat e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button