FIBA: Shqipëria me ngritje për 5 vende, rrënie për një pozitë për Maqedonin e Kosovën

Renditja e fundit e FIBA-s solli një rënie prej një pozitë për përfaqësuesen e basketbollit të Maqedonisë. Seniorët e Maqedonisë mbajnë pozitën e 53-të në listën botërore dhe rrënia vjen si rezultat i dy humbjeve në sfidat e muajit shkurt, në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2023.

Ndërkohë kombëtarja e Kosovës , ka shënuar rrënie për një pozitë dhe tani është në vendin e 72-të, ndërsa Shqipëria ka shënuar ngritje për 5 vende dhe aktualisht është në vendin e 101-të.

Nuk ka asnjë befasi në kreun e renditjes, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shumë përpara Spanjës, Australisë, Francës dhe Sllovenisë.

Ndër 100 kombëtaret më të mira në botë, ngritje më të madh e ka bërë Sudani Jugor, i cili shënoi ngritje për 6 vende.

LEXO EDHE:

Back to top button