FIFA: Alioski po jeton ditët më të mira të futbollit

Përfaqëusuesja e Maqedonisë në futboll, dy javë më parë ishte në qendër të vëmendjes të opinionit sportiv për fitoren ndaj Gjermanisë , në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Tani FIFA “shfrytëzoi” Ezgjan Alioskin si motivim për ditën e hënë, për të treguar se ëndërrat mund të bëhen realitet.

 

Alioski ishte pjesë e Maqedonisë ndaj Gjermanisë dhe të skuadrës së Lidsit që mundi Man. Sitin 2-1, në stadiumin “Etihad”, edhe pse skuadra e tij ishte me një futbollist më pak plot 45 minuta.

 

 

 

“Pak motivim për ditën e hënë nga njeriu që jeton momentet më të mira të karrierës së tij – Ezgjan Alioski,” shkruan në mesazhin e FIFA-s në tuitter.

LEXO EDHE:

Back to top button