FIFA mendon ndryshimin e formatit për Botërorin e 2026

Botërori i radhës (2026) do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kupa e Botës do të ketë në përbërje për herë të parë 48 shtete. Me zgjerimin e skuadrave, kompeticioni më i rëndësishëm në futboll u mendua se do të luhej në fazën fillestare me 16 grupe nga 3 skuadra. Por situata ka ndryshuar.

BBC raporton se entuziazmi ka rënë në lidhje me këtë format, ndikuar edhe nga ajo çfarë ndodhi në Katar 2022. Shumë emocione prodhuan ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Kombëtare të ndryshme siguruan kualifikimin në momentet e fundit në Katar.

Kështu që FIFA po mendon të bëjë prapakthehu dhe të rikthejë skemën klasike me grupe me nga katër skuadra. Vendimi zyrtar pritet të merret në mbledhjen e këshillit të FIFA-s, i programuar për t’u zhvilluar në Ruanda (16 mars).

LEXO EDHE:

Back to top button