FIFA zbulon logon për Botërorin e vitit 2026

Është zbuluar tashmë edhe zyrtarisht logoja për Kupën e Botës së viti 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Logoja është unike në dizajnin e saj, me trofeun e Kupës së Botës të mbivendosur në një numër të bardhë 26 me “2” të vendosur mbi “6”.

Ngjyra do të kombinohet nga markat individuale të 16 qyteteve pritëse. Mbi të do të jetë i vendosur mbishkrimi “Ne jemi 26”, kuptimin e së cilës e ka shpjeguar presidenti i FIFA-së, Xhiani Infantino.

“Ne jemi 26 është një thirrje e madhe. Është një moment kur tre vende dhe një kontinent i tërë thonë kolektivisht: Ne jemi të bashkuar si një për të mirëpritur botën dhe për të ofruar Kupën e Botës më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse ndonjëherë.”, ka thënë Infantino.

LEXO EDHE:

Back to top button