Filadelfia ndal Milloukin, rikthehet te fitorja edhe Majami

Pas një ndeshje spektakolare, skuadra e Filadelfia-s fitoi 133-130 në fushën e Miluokit, që pësoi humbjen e parë pas 16 fitoresh radhazi. Një takim me shumë emocione, ku për miqtë u dalluan Harden me 38 pikë, Embiid me 31 e Maksej me 26 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë. Në krahun tjetër, Antetokounmpo realizoi 34 pikë për Buks, por që s’mjaftuan për të fituar.

Rikthehet te fitorja edhe Majami, që mposhti 117-109 Atlanta, ndeshje ku shkëlqeu Bam Adebajo, autor i 30 pikëve dhe 11 rebound. Fitore që mban ekipin nga Florida në garë për një vend në play off.

Jashtë fushe fitone dhe Toronto, që mundi 116-109 Uashingtonin, sfidë ku dyshja trent-VanVleet realizoi 51 pikë për kanadezët. Spektakolare edhe sfida që nxori fitues ekipin e Minnesota, që mundi 138-134 Sakramenton. Eduards realizoi 27 pikë për miqtë. Hjustoni, falë një loje të mirë kolektive, ku 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi 122-110 san Antonio.

 

NBA – Rezultatet

Washington – Toronto, 109-116

Cleveland – Detroit, 114-90

Miami – Atlanta, 117-109

San Antonio – Houston, 110-122

Milwaukee – Philadelphia, 130-133

Sacramento – Minnesota, 134-138

LEXO EDHE:

Back to top button