Filipçe: 50 shtretër në Klinikën e ORL-së do të përdoren për pacientë me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mëngjesin e sotëm ka vizituar klinikat interne pranë Kampusit Klinik “Nënë Tereza”, me çrast vizitoi edhe kovid qendrën që është hapur në Klinikën për Sëmundje të Syve.

- Advertisment -

“I gjithë sistemi shëndetësorë koordinohet me të gjitha institucionet e shëndetit publik. Në të gjitha institucionet po punojnë staf profesional. Punonjësit shëndetësorë janë lodhur, por nuk dorëzohen dhe japin maksimumin për trajtimin e pacientëve”, deklaroi Filipçe.

Në Klinikën për Sëmundje të Syve ka 23 krevate për pacientë me Covid-19, ndërsa sot ministri paralajmëroi për zgjerimin e kapaciteteve me 50 shtretër për pacientë me Covid-19 që do të vendosen në Klinikën për Vesh Hundë dhe Fyt (ORL).

 

LEXO EDHE:

Back to top button