Filipçe: S’ka nevojë për masa të reja restriktive/VMRO: 15 masa për mbrojtje nga “Delta”

Vendosja e masave kufizuese kundër përhapjes së llojit “Dellta” të virusit nuk është i nevojshëm për momentin, konsideron ministri i Shëndetësisë Venko Filipce. Megjithatë ai shton Komisioni për sëmundje ngjitëse do të diskutojë mbi nevojën e vendosjes së kritereve, sa I përket hyrjes Brenda kufijve të Maqedonisë.

Kryesisht do të bisedohet nëse duhet të rekomandohet diçka në lidhje me kriteret për hyrje në kufi. Edhe pse e shohim se shumë vende të rajonit edhe përskaj asaj që kanë masa restriktive, Greqia për shembull ka rritje të rasteve. Duhet të rekomandohet masë e cila me të vërtetë do jetë efikase. Në këtë moment situate është e qetë, nëpër Spitale nuk ka kontrolle të pacientëve të dyshuar ndaj virusit. Kështu që mendoj se nuk ka nevojë të rekomandohen masa sa I përket funksionimit jashtë apo brenda”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Komisioni i shëndetësisë i VMRO DPMNE-së ka propozuar 15 masa kundër përhapjes së variantit Dellta të virusit.

Profesionalizim I KSI-së, e dyta, përshpejtim I vaksinimit kundër Kovid19 , rritje të kontrollit të kufijve, qasje në testimin për Kovid19, plan preciz të bardhë për sistemin shëndetësor në rast të ndonjë vale të re të Kovid19. Të rritet qasja deri te rëntgenet dhe analizat laboratorike për pacientët me Kovid, aktualizim dhe rinovim të protokolleve për trajtim të pacientëve të prekur. Plan për pacientët me diagnoza tjera, evidentim i kapaciteteve shëndetësore”, theksoi Igor Nikollov, VMRO DPMNE.

Partia e kryeministrit Zaev tha se masat e propozuara nga opozita tashmë janë zbatuar. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinim sa më masiv të popullatës, duke përsëritur qëndrimet e ekspertëve se vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur vetën dhe rrethin nga forma e rëndë e sëmundjes.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button