Filipçe: Të shtruarit në spital janë në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën

Të gjithë të lënduarit nga aksidenti që janë hospitalizuar në spitalin në Pirogrov në Sofje janë në gjendje të të qëndrueshme shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Pas vizitës në spital bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Bujar Osmani, Filipçe theksoi se vetëm një pacient është me të thyera që do të nevojitet të bëhen analiza shtesë dhe të konstatohet nëse do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik.

“I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të sanuara nga kolegët tanë, për çka jam shumë falënderues. U morëm vesh që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët ti transferojmë në Shkup, për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button