Fillon Operacioni i përbashkët i Fronteksit në Maqedoninë e Veriut

Fillon Operacioni i përbashkët i Fronteksit në Maqedoninë e Veriut

Në Qendrën Stërvitore të Policisë në Gjorçe Petrov, sot me ceremoni solemne do të shënohet fillimi zyrtar i Operacionit të përbashkët të Fronteksit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Operacioni i përbashkët me Frontex është planifikuar të zgjasë deri më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje dhe synon të mbështesë shërbimet kombëtare në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit, duke përfshirë prevenimin, zbulimin dhe parandalimin e krimit ndërkufitar, mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve, identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme, forcimin e bashkëpunimit operativ dhe mbështetjen e kapaciteteve operative.

Në këtë manifestim do të marr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Nikoqir të manifestimit, i cili do të mbahet në qendrën për trajnim policor në Gjorçe Petrov, Shkup, janë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori ekzekutiv i Fronteks-it, Hans Lajtens.

LEXO EDHE:

Back to top button