Finale tinejxheresh në “US Open”

Tinejxheret në botën e tenisit, Ema Radukanu dhe Lejlla Fernandez, do të luajnë në finale të turenut Masters “Us Open”. Britanikja Radukanu, arriti në finale, pasi që në gjysmëfinale mundi greken Marija Sakari me 2-0 në sete ose 6-1 dhe 6-4 në geme.

Një vit më e vjetra, Lejlla Fernandez nga Kanada, mundi Sebalenka-n nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në sete ose 7-6, 4-6 dhe 6-4, për të siguaruar finalen e parë në karrierën e saj.

Që të dy tenistet do të shënojnë ngritje në listën VTA, ndërsa aktualisht Radukanu është në vendin e 150, ndërsa Fernandez në pozitën e 73-të.

Kujtojmë se finalja e “US Open” do të zhvillohet të shtunën në orën 22.00 (koha evropiane).

LEXO EDHE:

Back to top button