Financimet ruse për PD, Berisha njofton ngritjen e auditit për hetimin e Bashës

Financimet ruse për PD, Berisha njofton ngritjen e auditit për hetimin e Bashës

500 mijë eurot euro ruse që mediat amerikane thonë se Partia Demokratike i ka marrë në vitin 2017 për të bërë lobim në SHBA, për Sali Berishën janë provë e deklaratave të tij se Lulzim Basha ka qenë peng. Sipas tij, tani është koha që Basha duhet të dalë dhe të japë shpjegime shteruese për këtë çështje.

“Rikthimi i kësaj çështjeje në qendër të mediave ndërkombëtare duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provojnë atë që kam denoncuar dhjetëra herë, se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe se ai duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjarta tek Nik Muzin”, tha kreu i PD.

Berisha njoftoi ngritjen e një grup hetimor brenda në parti për ta zbardhur këtë çështje, por tregoi edhe problemet që e pengojnë hetimin.

“Vendimi për një audit do merret dhe është shumë i drejtë, por duhet t’ju informoj se Basha ka marrë çdo gjë me vete, hardisqet dhe çdo gjë”, u shpreh Berisha

Berisha sqaroi se përse këtë herë lajmet që vijnë për Bashën duhen marrë në konsideratë, ndërsa vendimet ndaj tij, jo.

“Shumë thjeshtë, në rastin tim është deri tani një vendim pa asnjë fakt, argument kurse në këtë rast flitet për personazhe ruse me emra, janë kaq shumë dokumente për të cilat nuk ka asnjë përgjigje”, tha Berisha.

Në konferencë me gazetarët, kryedemokrati Berisha njoftoi edhe zgjerimin e Fronit Opozitar me të tjerë faktorë në vend./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button