Firmos me skuadrën ruse, lihet jashtë kombëtares polake

Maciej Rybus nuk do të jetë në Kupën e Botës të këtij viti, ndërsa arsyeja është agresioni rus në Ukrainë.

Mbrojtësi polak, Maciej Rybus është informuar se do të lihet jashtë kombëtares së Polonisë nga trajneri Czeslaë Michniewicz. Ky informacion i është bërë me dije lojtarit, pak pasi ai ka zgjedhur të transferohet te Spartak Moscow.

Veterani që ka 66 paraqitje me Poloninë, e që ishte pjesë e kombëtares në Kupën e Botës 2018 dhe në Euro 2020, vendosi të kalonte në Rusi, përkundër ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë. Kjo ka qenë e papranueshme për polakët dhe tani i kushton lojtarit me pozitën e tij në kombëtare, për kompeticionin kryesor në botën e futbollit.

Polonia në Kupën e Botës luan në një grup me Meksikën, Argjentinën dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button