Fitoi 1 milion dollarë si mësuesi më i mirë, dhuron gjysmën e shpërblimit

Një mësues në Indi fitoi çmimin Botëror të Mësuesit për vitin 2020 me 1 milion dollarë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit. Ranjitsinh Disale, i cili jep mësim në një shkollë fillore në shtetin indian të Maharashtra, u vlerësua si mësuesi i vitit përballë 12 mijë konkurrentëve nga 140 vende të botës.

Disale njoftoi se 50 për qind e parave totale të çmimit do të ndahen mes 10 mësuesve të përzgjedhur si më të mirët, për të siguruar arsim cilësor për mijëra fëmijë në 9 vende të botës. “Në këtë kohë të vështirë, mësuesit po bëjnë më të mirën e mundshme për t’u siguruar studentëve të drejtën e tyre për një arsim më të mirë“, tha 32 vjeçari.

Disale u vlerësua nga juria e konkursit për punën e tij për të siguruar arsimimin e vajzave, në vend që të përballeshin me një martesë të hershme. Ai gjithashtu siguron mësime shkencore në internet për nxënës në 83 vende dhe drejton një projekt ndërkombëtar për ndërtimin e lidhjeve midis të rinjve në zonat e konfliktit.

LEXO EDHE:

Back to top button