Fitojnë Napoli e Arsenali, befason Roma

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Real Sosiedadu dhe ja arkëtuar tri pikët e para në Ligën Evropa. Mjaftoi goli i Mateo Politanos në minutën e 56’, që i siguroi tri pikë italianëve. Napoli administroi mirë epërsinë deri në fund të takimit, edhe pse në minutën 93′ mbeten pa një lojtar (Osimhen karton i kuq), për të shkuar kështu në kuotën e tri pikëve, aq sa ka edhe Real Sosiedadi.

Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore të lehtë në përballjen me Dundalk. ‘Gunners’ kanë fituar në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, kur në terrenin e tyre u kontestuan nga Dundalk. Lojtarët e Mikel Arteta arritën të shënonin tri gola për të arkëtuar tri pikët, I pari që gjeti rrjetën ishte Nketiah, me golin e shënuar në minutën e 42’ të takimit. Vetëm dy minuta më vonë golin e gjeti edhe Ëillock, për të çuar Arsenalin më të qetë në pushim. Rezultatin final e vulosi Nicolas Pepe, me golin e shënuar një minutë pas fillimit të pjesës së parë. Me këtë fitore Arsenal shkon në gjashtë pikë për pozitën e parë, kurse Dundalk mbetet pa pikë edhe pas xhiros së dytë.

Roma ka bërë një hap të gabuar në Ligën e Evropës. Në xhiron e dytë të grupeve në Ligën e Evropës, Roma ka luajtur baras pa gola ndaj CSKA Sofia. Skuadra italiane shihek si skuadër favorite në këtë ndeshje, por ata nuk arritën më shumë sesa një barazim. Mbrojtja e skuadrës së CSKA Sofia ishte e hekurt në këtë ndeshje, duke lënë rezultatin e bardhë. Kështu, Roma pas dy ndeshjeve në grupin e saj numëron katër pikë, aq sa ka edhe Cluj si lidere, kurse CSKA Sofia mbetet me një pikë, aq sa kanë Jang Bojs.

LEXO EDHE:

Back to top button