Fiton “betejën” kundër kancerit, pran rikthimit në fushën e blertë

Blerja e Sebastien Haller nga Dortmund, verën e shkuar për shifrën rekord të klubit, 34.5 milionë euro, u duk se ishte një zëvendësim perfekt i Erling Haaland, pas sezonit 21/22, që Haller kaloi te Ajaksi, duke shënuar 34 gola në të gjitha kompeticionet.

Mirëpo, i diagnostikuar me kancer të testikujve, 28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, ka jashtë fushave të blerta që prej muajit korrik dhe pritet që së shpejti të kthehet në stërvitje me kampin gjerman.

Siç raporton dhe “Bild”, Haller mund të rikthehet në fund të janarit, pas përfundimit me sukses të 2 operacioneve të zhvilluar, në fund të tetorit dhe në mes të nëntorit.

LEXO EDHE:

Back to top button