Fitore në frymën e fundit për Lejkersat, fiton edhe Denveri

Fitore në frymën e fundit për ekipin e Lejkersit, që fitoi 120-119 në fushën e Indiana-s. Një kosh i LeBron Xhejmsit në sekondën e fundit (13 pikë e 13 kwrcime ) i dha fitoren ekipit të tij, ndërkohë që Donçiç realizoi 34 pikë, ndërsa Rivs shtoi edhe  24 pikë.

Skuadra e Denverit fitoi 127-117 ndaj Milluokit në duelin e skuadrave pretendente për titull. Mungesa e Antetokounmpo u ndje te Baks, ndërsa Nikola Jokiç realizoi një “triple double” me 39 pikë, 10 kërcime e 10 asiste.

Pa probleme fiton jashtë fushe edhe Bostoni, që mundi 132-102 Feniksin. Porzingis me 30 pikë ishte lider për Seltiks. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Klipers, që mundi 126-113 Nju Jorkun ndeshje ku u dalluan Hardeni me 29 pikë dhe Leonard me 27 pikë.

 

NBA

Filadelfia – Uashington, 114-119

Bruklin – Toronto, 86-116

Indiana – Lejkers, 119-120

Nju Jork – Klipers, 113-126

Denver – Milluoki, 127-117

Feniks – Boston, 102-132

LEXO EDHE:

Back to top button