Fitore për Juta, Minesota, Filadelfia e Golden Stejtin

Mbrëmë u zhvilluan sfidat e parë të “PLAY OFF”-it në NBA, ndërsa fitores iu gëzuan skuadrat e Golden Stejtit, Juta Xhazit, Filadelfisë dhe Minesotës.

Në sfidën e parë, Juta mundi Dallas Maverksin me rezultat 99-93. Minesota triumfoi ndaj Memfisit me rezultat 130-117, ku u dallua Entoni Eduards me 36 pikë,  ndërsa Tauns shtoi edhe 29 pikë dhe 13 kërcime.

Ndërkohë Filadelfia dominoi ndaj Torontos, duke shënuar fitore me rezultat 131-111, ndërsa skuadra e Golden Stejtit mundi Denver Nagetsin me rezultat 123-107, ku Stefon Kerri shënoi 16 pikë, ndërsa Tompson shtoi edhe 19 pikë të tjerë. Te mysafirët nga Denveri, u dallua Nikola Jokiq, me 25 pikë dhe 10 kërcime.

LEXO EDHE:

Back to top button