Fitore për Shkëndijën, barazon FC Shkupi

Të mërkurën u zhvilluan të gjtha sfidat e javës së 16-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Shkëndijës vazhdon me serinë e fitoreve dhe ende mban pozitën e parë. Në stadiumin në Tetovë, skuadra tetovare mundi Bellasicën me 2-0, falë golave nga Bejtullai dhe Ibraimi.

Fitore në terrenin vendas e shënoi edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, pasi që mundi Pelisterin me 2-1 dhe u ndal në vendin e dytë të renditjes aktuale. Fitore më bindëse shënoi skuadra e Rabotniçkit, i cili në stadiumin “Todor Proeski” mundi Renovën me 3-1.

Derbi në Shkup, në mes FC Shkupit dhe Vardarit u mbyll me barazim 1-1, me golat e shënuar nga Cvetanovski dhe Dembo Darboe. Ndërkohë nuk kishte fitues, por edhe gola në sfidën e zhvilluar në Kratovë, në mes Sileksit dhe Struga Trim Lum.

LIGA E PARË – JAVA 16

Shkëndija 2–0 Bellasica

FC Shkupi 1–1 Vardari

Makedonija Gj.P. 2-1 Pelisteri

Rabotniçki 3–1 Renova

Sileksi 0–0 Struga Trim Lum

Akad. Pandev 2-1 Boreci

LEXO EDHE:

Back to top button