Fitore për Toronton e Denverin, Klipers dominojnë Dallasin
Alsat
18.08.2020 09:21
Janë zhvilluar ndeshjet e para të “play off”-it në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra kampione e Toronto fitoi 134-110 ndaj Bruklinit, ku 7 lojtarë të Torontos, realizuan mbi 12 pikë. Në Lindje fiton edhe ekipi i Bostonit, që mposhti 119-101 Filadelfian.
Në Perëndim, ekipit të Denverit iu desh koha shtesë për të mundur Juta Xhazin 135-125. Ndërkohë në sfidën më nxitëse LA Kllipers mundën Dallasin me 118-110. Leonard Kavai realizoi 29 pikë e 12 kërcime, ndërsa Poll Xhorxh e mbylli me 27 pikë, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Luka Donçiçit.
Konferenca e Lindjes
1-8, Milwaukee – Orlando
2-7, Toronto – Brooklyn, 134-110 (1-0)
3-6, Boston – Philadelphia, 119-101 (1-0)
4-5, Miami – Indiana
Konferenca e Perëndimit
1-8, Lakers – Portland
2-7, Clippers – Dallas, 118-110 (1-0)
3-6, Denver – Utah Jazz, 135-125 (1-0)
4-5, Houston – Oklahoma