Fjuri: Nuk e shkel fjalën time, i lumtur me vendimin e marë

Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria VBC), ka vendosur që të mbajë fjalën dhe se nuk do të boksojë më, duke konfirmuar edhe tërheqjen nga sport i boskit. Britaniku ka një rekord prej 32 fitore e 1 barazim në karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me vendimin e marrë për t’u tërhequr. Ishte një kohë e gjatë në ring dhe jam duke shijuar tërheqjen”, deklasoi 33-vjeçari për “Sky Sports”.

Kjo deklaratë erdhi pas asaj të presidentit të VBC, Maurisio Sulaiman, i cili tha se do të bisedojë këtë javë me Fjurin për të diskutuar për të ardhmen e tij dhe të këtij Divizioni.

Kohët e fundit është përfolur për një kalim të Tajson Fjurit në ËËE apo edhe për një sfidë me kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Francis Ngannou.

“Francis është në listën time të rivalëve për një duel shou, nëse ai e dëshiron këtë gjë. Në kafaz ose në ring, me doreza boksi apo të UFC-së. Ne mund ta realizojmë një sfidë të tillë”, tha mes tjerash Fjuri.

LEXO EDHE:

Back to top button