Flamurtari do të vazhdojë me Artim Pollozhanin, nuk kërkon trajner tjetër

Flamurtari nuk do të hapë “tender” për trajner, pasi ”timonierin” e kanë tashmë në familje. Sinan Idrizi i ka dhënë bekimin Artim Pollozhanit. 42-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, që ngjiti Flamurtarin në Superiore, do të jetë trajneri i kuqezinjve edhe në elitë.

Klubi vlonjat ka besim te Pollozhani, për shkak se ai ishte “arkitekti”, i cili ndërtoi skuadrën në nisje të sezonit 2024-2025, kur në Vlorë ishte në rolin e drejtorit teknik dhe pas pesë vitesh arriti që ta ringjisë Flamurtarin në mes të ekipeve më të mira shqiptare.

Pollozhani solli thuajse të gjithë lojtarët verën e kaluar në Vlorë, por bëri të gjitha përpjekjet që të sillte edhe trajnerin Jeton Beqiri, të cilin e pritën shumë, por ai nuk u shkëput dot nga Shkëndija e Tetovës.

Më pas, Pollozhani në bashkëpunim me presidentin Idrizin vendosën të emëronin trajner Andrea Agostinelin, që u largua katër ndeshje para fundit të kampionatit.

LEXO EDHE:

Back to top button