Flet Xhaka pas fitores ndaj Serbisë

Flet Xhaka pas fitores ndaj Serbisë

Granit Xhaka ka folur në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Serbinë. Ai ka thënë se e kanë përgatitur mirë ndeshjen dhe kanë fituar me meritë. Xhaka, që u shpall më i miri i ndeshjes, ka refuzuar të flas për tensionet në fushë.

“Kishte emocione, krejt kjo është pjesë e futbollit. Ndeshje fer dhe duam të fokusohemi në futboll. Kemi bërë hap para dhe jemi krenar që jemi kualifikuar në një të tetën e finales”, ka thënë Xhaka në konferencë për shtyp.

“Jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë. E dimë që rivalja është kualitative, sidomos Mitroviqi dhe Vlahoviqi. Por e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Kemi merituar të fitojmë”, ka shtuar Xhaka.

Zvicra tani luan me Portugalinë.

“Selektori Yakin do ta përgatit ndeshjen. Pse mos ta kalojmë edhe këtë ndeshje?”, ka pyetur Xhaka.

LEXO EDHE:

Back to top button