Florentino Perez mes dy transferimeve të bujshme

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka ide të qarta për të ardhmen e kampionit në Spanjë dhe kjo ishte arsyeja që nuk kishte asnjë blerje të bujshme këtë verë. Mirëpo numri një I madrilenëve planifikon që të bëj një transfer të madh gjatë verës së ardhshme.

Sipas të përditshmes “Marca” raportohet se Perez ka dy dëshira për përforcime, ndërsa njëra prej tyre është Kilian Mbape. Nuk do të jetë një operacion i lehtë dhe Reali do të duhet të paguajë rreth 200 mln euro që të sjell francezin në “Bernabeu”.

Dëshira e dytë është Erling Halland, që është një zgjidhje më e lirë në krahasim me Mbapen, ashtu që do të jetë interesant që të shihet se cili prej këtyre dy futbollistëve do të zbarkojë në “Bernabeu”.

LEXO EDHE:

Back to top button