Florian Marku konfirmon mbrojtjen e parë të titullit

Pasi që ditë më parë Florian Marku u shpall kampion bote, duke fituar brezin “IBF” nga Maksim Prodan, boskieri shqiptarë ka paralajmëruar sfidën e radhë. Karriera e Markut ka marrë një tjetër rrjedhë duke intensifikuar dhe duelet për të mbrojtur titullin. Prova e parë për Florianin do të nisë nga data 20 nëntor, aty ku bokseri do të ketë sfidën e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lushnjari me anë të një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, por pa bërë të ditur emrin e kundërshtarit.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin mitik “Uembli” dhe boksieri shqiptar pritet të bëjë një tjetër performancë spektakolare.

LEXO EDHE:

Back to top button