Forcat ruse, një serë sulmesh në Ukrainë

Forcat ruse, një serë sulmesh në Ukrainë

Ukraina nuk ka gjetur qetësi as për Krishtlindje, pasi forcat ruse nisën më shumë se 40 sulme me raketa në ditën e Krishtlindjeve. Tre ushtarë rusë u vranë këtë mëngjes nga mbetjet një droni ukrainas që u rrëzua gjatë një sulmi në bazën ushtarake Engels në rajonin e Saratov të Rusisë, sipas agjencisë rusë të lajmeve. Ky ishte sulmi i dytë në këtë bazë gjatë këtij muaji. Baza e Engels, e cila ndodhet afër qytetit të Saratovit, rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës dhe qindra kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë, u godit më 5 dhjetor dhe Rusia tha se dronët ukrainas kishin sulmuar dy baza ajrore ruse. Një ditë më parë Putin përsëri tha se ishte i hapur për negociata dhe akuzoi Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë se kishin refuzuar të mbanin bisedime, një qëndrim që Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur poshtë më parë duke pasur parasysh sulmet e pandërprera ruse. Këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky tha se Putini duhet të kthehet në realitet dhe të pranojë se është Rusia ajo që nuk dëshiron bisedime.

LEXO EDHE:

Back to top button